(Arkiv) Bora në Prishtinë - Foto: Atdhe Mulla

Moti në dy ditët e ardhshme, i vranët e me riga shiu e bore

Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga të dobëta shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ndërsa, reshjet më të theksuara parashihen në viset e larta.