Moti në ditët në vazhdim

Parashikimi motit për ditët në vijim nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, thotë moti në vendin tonë do të jetë i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Insituti parasheh që nga dita e enjte do të ketë temperaturë në dy vlerat e saj.

“Nga dita e enjte parashihen rritje të temperaturave në dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-19 gradë Celsius. “, thuhet në njoftim.

Sipas Institutit, do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-7m/s. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira, por këto temperatura të ulëta nuk janë të mirëseardhura për fushën e bujqësisë!