Bregdeti shqiptar - 2020

Moti këtë javë në Shqipëri

Vala e të nxehtit do të prekë territorin shqiptar e si pasojë do të ketë rritje të temperaturave.

Kështu u shpreh për Euronews Albania, meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani. Ai sqaroi se në zonat e ulëta temperaturat mund të shkojnë në mbi 40 gradë Celcius, po ashtu dhe zonat bregdetare nga 36 në 38 gradë.

Në këtë javë zonat malore nuk do të regjistrojnë më shumë se 35 gradë Celcius, sipas Osmanit i cili u shpreh se i nxehti do të fillojë që në orët e para të mëngjesit.

Meteorologu tha se java do të jetë më mot të qëndrueshëm, por herë pas here mund të kemi kalime të pakta të vranësirave.

Planet për fundjavën rezervojini pranë vendeve ku keni mundësi të freskoheni! Edhe e shtuna, edhe e diela do të jenë nën ndikimin e valës së të nxehtit./Euronews.al