Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Mosmarrëveshje në Kaçanik, i dyshuari mori pushkën ajrore në restorant

Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar në Strazhë të Kaçanikut.

Policia e Kosovës bën të ditur se ankuesi ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale në restorant, i dyshuari kishte marrë një pushkë ajrore dhe kishte  shkuar në oborrin restorantit, por viktima kishte arritur t’i marrë pushkën.

Policia tutje thotë së arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur më 16.06.2024, rreth orës 20:30.

Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raporton policor.