Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mjekja e Infektivës: Pacientëve që po u stabilizohet gjendja i udhëzojmë për trajtim në shtëpi

Jehona Krasniqi, mjeke në Klinikën Infektive në QKUK, është shprehur e shqetësuar nga rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në Kosovë.

Në emisionin “Kallxo Pernime” Krasniqi se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve në Infektivë, pacientëve të cilëve u stabilizohet gjendja shëndetësore i udhëzojnë për trajtim nga shtëpia, edhe pse ajo thotë se ka raste kur pacientët dëshirojnë të vazhdojnë mjekimin në klinikë.

“Duke pasë parasysh që është rritë numri i pacientëve duhet me i liru për me mujtë me ia liru vendin të tjerëve. E kemi frikën që ka me ardhë deri qaty që Klinika ka me qenë e mbushne, për atë duhet të hapen qendrat të tjera për me mujtë na me i orientu pacientët ku me shku”, tha ajo.

Tutje, ajo potencoi se janë duke biseduar që të rrisin kapacitetet dhe pacientë me COVID-19 të trajtohen në Klinikën e Internos.