Mitrovicë, vdes në aksident trafiku një 26-vjeçar

Një 26-vjeçar ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur sot më 27.05.2024 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Viktima po ngiste një motoçikletë dhe është përplasur me një veturë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 19:30, në Rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçiklete. Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën”- ka thënë Prekazi.

Sipas tij, njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.