Mitrovicë, shtylla rrëzohet në mes të rrugës

Një shtyllë që mbante kabllo të energjisë elektrike dhe të internetit është rrëzuar më 17.03.2024 në mes të rrugës në Mitrovicë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com foto nga vendi i ngjarjes.

Sipas qytetarit, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësi të Policië.

Nuk dihen shkaqet e rrëzimit të shtyllës as nëse është lënduar ndokush.