Mitrovicë: I infektuari me COVID-19 shëtit në qytet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i infektuar me COVID-19, dje rreth orëvë të mbrëmjes në Mitrovicë, është hasur jashtë ambienteve të izolimit duke thyer masat mbrojtëse.

Sipas PK-së, i dyshuari ishte verifikuar se rezulton në listën e personave të cilët kanë dalë pozitiv në testin për coronavirus.

Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar lënda e rastit dhe është detyruar të kthehet në shtëpi.