Ilustrim - Policia në aksion

Mitrovicë -  Gjashtë të arrestuar për mos përfillje të kufizimit të lëvizjes

Katër të dyshuar kosovarë janë arrestuar mbrëmë në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të policisë të dyshuarit rreth orës 21:30 ishin ndaluar në rrugën ‘Shemsi Ahmeti’, nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me automjet pa kurrfarë arsyeje dhe duke mos e zbatuar vendimin për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe ne rrugën ‘Driton Veliu’, ku rreth orës 21:32 janë arrestuar dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë të cilët po ashtu ishin ndaluar nga njësiti policor derisa kishin qenë duke qarkulluar me automjet pa kurrfarë arsyeje.

Kështu të arrestuarit nuk e kanë zbatuar vendimin për kufizimin e lëvizjes së automjeteve dhe personave.

Pas intervistimit gjashtë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.