Mitrovica e Jugut, aktivitet për 25-vjetorin e Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së

Për nder të shënimit të 25-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë, do të organizohet një aktivitet te Varrezat e Dëshmorëve në Shipol.

Kështu ka njoftuar Komuna e Mitrovicës së Jugut nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Të enjten, me datë 06.06.2024 ftoheni të merrni pjesë në aktivitetin që do të organizohet nga Komuna e Mitrovicës, me rastin e shënimit të 25 vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së në Mitrovicë. Vendi, varrezat e Dëshmorëve në Shipol, në orën 10:00”- thuhet në njoftim.

Ndërkohë, rruga kryesore e qytetit “Mbreteresha Teutë” është stolisur nga flamuj kombëtar.

Flamujt janë vendosur edhe në rrugën “Shemsi Ahmeti” në qendër të qytetit.

Rruga: “Mbretëresha Teutë”

 

Rruga: “Shemsi Ahmeti”