Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Të paktën 22 mijë palestinezë të vrarë deri më tani

Të paktën 22,185 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 57,000 janë plagosur nga aksioni ushtarak i Izraelit në Gaza, sipas shifrave të përditësuara nga ministria e shëndetësisë. Sipas kësaj ministrie, 207 palestinezë u vranë dhe 338 u plagosën në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë në Gaza drejtohet nga Hamasi. Shifrat nuk bëjnë dallim mes civilëve dhe luftëtarëve.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Saleh al-Arouri u vra në një shpërthim në periferinë jugore të Bejrutit, Dahiyeh, i shkaktuar nga një sulm i targetuar me dron izraelit.  

Ndërkohë, Hezbollahu planifikon ‘ndëshkim’ për vrasjen e al-Arouri duke shtuar se ky grup militant islamik në Liban planifikon përgjigjen e tij ndaj vdekjes së liderit të lartë të Hamasit, Saleh al-Arouri i cili u vra në një shpërthim në Bejrut të martën, për të cilin fajëson Izraelin.

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Izraelit që ta shmangë përshkallëzimin, “veçanërisht në Liban”, pas sulmit kundër liderit të Hamasit në bejrut. Agjencia France-Presse (AFP) po raporton se Macron foli në telefon me ministrin izraelit dhe anëtarin e kabinetit të luftës Benny Gantz.  

 Ndërkohë, Hamasi ka thënë se nuk do të lirojë më pengje që mori gjatë sulmeve të 7 tetorit në Izrael, përveçse sipas kushteve të veta. Shefi politik i grupit, Ismail Haniyeh, i tha Reuters se ai ua prezantoi pozicionin e Hamasit zyrtarëve të Egjiptit dhe Katarit, vende që po përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim të ngjashëm me atë të nëntorit ku u liruan më shumë se 100 pengje. Haniyeh po kërkon “ndërprerje të plotë të agresionit” nga Izraeli.

Ka një fërkim në rritje midis qeverisë amerikane dhe ministrave të ekstremit të djathtë në Izrael, të cilët kanë bërë thirrje për rindërtimin e vendbanimeve izraelite në Gaza dhe që palestinezët në Rripin e Gazës të zhvendosen në Libanin jugor. Propozime të tilla, të shprehura nga ministri i sigurisë kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir dhe ministri i financave Bezalel Smotrich, dy anëtarë të lartë të kabinetit të kryeministrit Benjamin Netanyahu, janë të neveritshme, thuhet në një deklaratë të martën nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Turqia i ka arrestuar 34 persona të dyshuar për spiunazh për Mossad-in në emër të Izraelit. “Shërbimi i inteligjencës izraelite po rekruton personel për t’u përdorur në akte kundër palestinezëve që banojnë në vendin tonë dhe familjeve të tyre”, ka thënnjë zyrtar qeveritar turk duke shtuar se të dyshuarit po përhapin gjithashtu lajme të rreme dhe dezinformata, duke kryer grabitje dhe shantazhe për inteligjencën izraelite.

Ndaras nga kjo, ushtria izraelite ka pohuar se ka vrarë rreth 8,000 luftëtarë në Rripin e Gazës gjatë fushatës së saj. Për më tepër, që nga 7 tetori, të paktën 321 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga trupat ose kolonët izraelitë. /The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala