Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministria e Mbrojtjes ka një njoftim të rëndësishëm për kandidatët për kadet

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar rezultatet fillestare të kandidatëve për kadet në Qendrën Studimore Universitare (QSU), të cilët gjatë ditës së djeshme i janë nënshtruar testit Ese në gjuhën angleze.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, secilit kandidat që kanë marrë pjesë në testim, do t’i dërgohet me e-mail Eseja dhe formulari i vlerësimit.

Kurse kandidatët e pa kënaqur me rezultatin, kanë të drejtë ankese. Afati i ankesës është dy ditë, me 7 dhe 8 korrik 2021, nga ora 09:00 deri në ora 15:00, në Zyrën e Rekrutimit në G1SHPFSK, apo përmes e-mail adresës [email protected].

Rezultatet e publikuara mund t’i gjeni KËTU.