Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ministri Murati i ndërhyn gjatë fjalimit, Haradinaj i thotë “hajde në foltore, urdhëro”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndërprerë fjalimin në foltore të Kuvendit të Kosovës, pasi i ka ndërhyrë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Në kohën kur ka ndërhyrë Murati, Haradinaj ishte duke folur për rritjen e produkteve bazë në Kosovë.

“Hajde në foltore, urdhëro të lutem” – ka thënë Haradinaj, derisa e ka ndërprerë fjalimin dhe ka vazhduar në ulësen e tij.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i tha ministrit Murati që të mos ndërhyjë gjatë kohës sa janë duke folur deputetët e Kuvendit.

“Secili deputet e ka të drejtën e tij, dhe ministrat kur t’iu vije radha” – ka thënë Konjufca teksa e ka pyetur Haradinajn nëse dëshiron ta vazhdojë fjalimin.

Haradinaj nuk u kthye për ta vazhduar fjalimin.

“Nga viti 2018 pagat nuk janë rritur. Prej atëherë vazhdon intensivisht me u shtrenjtu jeta. Jo vetëm për mësuesin, por për cilindo” – ka thënë Haradinaj para se të ndërprente fjalimin.