Ministri i Infrastrukturës flet për projektet për kryeqytetin

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu gjatë një konferencë për media ka folur për projektet që kanë të bëjnë me kryeqytetin.

Aliu tha se kanë arritur të gjejnë financim nga Bashkimi Evropian për një projekt hekurudhor që lidh Prishtinën me aeroportin, ‘ Adem Jashari’, e që do të kaloj nëpër Fushë Kosovë.

Ai tha se një projekt i tillë do ta shkarkonte trafikun.

Aliu bëri të ditur se janë në fazën e projektimit edhe të Unazës së Prishtinës. Për këtë, ai tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me Komunën e Prishtinës.

“Është para përfundimit. Kemi qenë në diskutim me Komunën e Prishtinës. Është çështje e përfundimit të projektit dhe e sigurimit të fondeve” – tha ai.

Ministri Aliu tha se shpejt mund të filloj edhe projekti që e lidhë Lagjen e Spitalit me Lagjen Emshir në kryeqytet.

“Një projekt tjetër  është edhe ura që do të ndërlidh Lagjen e Spitalit dhe Lagjen Emshir. Është projekt që shpejt mund të bëhet” – tha ai.