Ministri i Financave: Tre mujori i parë i 2023 me rekord të bizneseve të hapura
Ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë ditës së sotme ka njoftuar se në tre mujorin e parë të këtij viti ka pasur rekord të numri të bizneseve të hapura në Kosovë.
“Ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin përkundër krizave globale. Në tremujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 3,086 biznese të reja, që paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë”- ka shkruar Murati në Facebook.
Tutje ai ka thënë se një lajm tjetër i mirë është edhe ai për sektorin e prodhimit.
“Janë hapur 353 biznese të reja, gjë që e bën sektorin e dytë, menjëherë pas tregtisë”- ka thënë tutje ai.
Sipas komunave, prin Prishtina me 862 biznese të hapura, që len pas Ferizajn me 267 biznese të hapura, kurse në vendin e tretë është Prizreni me 261 biznese të hapura.