Ministri Aliu, flet për angazhimin e motrës së tij në Odën e Farmacistëve

Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka folur për angazhimin e motrës së tij, në Odën e Farmacistëve të Kosovës.

Aliu e ka akuzuar opozitën se këtë po e quajnë punësim, kurse motra e tij ka qenë e punësuar më parë.

“E quani punësim angazhimin e Suliota Aliut, motrës time në një komision në Odën e Farmacistëve, ajo nuk është e punësuar tash, ajo ka qenë e punësuar në spital punon në barnatoren e internos. Pra, përveç asaj gjatë kohës është specialiste e farmacisë klinike”, duke thënë se numri i këtyre specialistëve është jashtëzakonisht i vogël në vendin tonë.

“Gjasat që ajo ka mujt me qenë në atë komision janë shumë të mëdha. Ka qenë aktive edhe në kohën kur ka qenë ministër ministri nga partia juaj ka bo udhëzime administrative për m`i ndal hajnitë e ndryshme me barna të ndryshme. E ka për detyrë me bo atë punë”, tha Aliu.

Aliu tha se ky nuk ka qenë punësim është ftuar e ka marr atë detyrë.

“Pse o ftu, qysh o ftu, unë as nuk e kam idenë. Këtë mund ta sqarojnë edhe ata të odës edhe ministrisë se pse pikërisht kjo”, përfudnoi Aliu.