Ministrat e AAK-së kundër masave të mbylljes nga Qeveria Hoti

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj dhe Arbër Tolaj përmes një konference për media kanë thënë se janë kundër mbylles totale të vendit, ashtu siç ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Reshitaj ka theksuar se ministrat e AAK-së në qeveri nuk do t’i votojnë masat anti-COVID “në këtë fazë”.

“Ne si Aleancë jemi kundër mbylljes totale të vendit. Apelojmë që para se të shkojmë në mbyllje totale të shikohet përkrahja gastronomëve të Kosovës në vlerë prej 70%. Qeveria e Kosovës duhet të shfrytëzojë të gjitha alternativat tjera sepse pasojat mund të rëndojnë më shumë situatën. Ne e kemi dërguar një letër të gjithë kolegëve në qeveri që të reflektojnë. Të gjithë përfaqësuesit e AAK-së në qeveri nuk do të votojnë masat. Sepse në bazë të analizave që ne kemi bërë ka ende mundësi për të shfrytëzuar”, tha ajo.

Ndërsa deputeti Arbër Tolaj tha se masat që do të ndërmerren duhet të rishikohen.

“ Jemi kundër idesë që të kemi një mbyllje totale të vendit. Duhet të  bëhtë rishikimi i këtyre msave nga Qeveria. Ne si po deklarohemi se duhët të rishikohen të gjitha masat në mënyrë që tëq këmi një menaxhim të mirëfilltë të sitatës edhe përkundër rritjes enorme të numrit të të infektuarëve”, tha ai.

Kryeministri Avdullah Hoti në ora 12:00 pritet të mbajë konfercë për shtyp për të prezentuar masat e reja në luftë kundër pandemisë  COVID-19.

Hoti paralajmëron mbyllje totale