Mimoza Kusari-Lila: LDK nuk është siç ishte gjatë zgjedhjeve

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila, njëherit edhe kryetare e partisë Alternativa, ka thënë se LDK kishte një qasje tjetër gjatë zgjedhjeve po këtë ka filluar ta ndryshojë.

Ai ka kërkuar që të ketë kujdes partia e Isa Mustafës kur të prezantoj qëndrimin e saj politik.

“Mesazhi kryesor nga LDK, nga fillimi kur u nominua zonja Osmani si bartëse e listës dhe kandidate për kryeministre, ishte se LDK ka një qasje ndryshe ndërsa pas përfundimit të procesit zgjedhor po kthemi në praktika si të më hershmet, prandaj për të gjithë duhet të ketë kujdes sesi të prezantohet qëndrimi I partisë”, ka thënë ajo për RTV21.

Mos arritjen e marrëveshjes ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, edhe pas tre muajve prej kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare, ajo e ka quajtur si moment kritik.

‘Është një moment kritik i reflektimit të dy subjekteve në tavolinën negociuese, ndoshta edhe një resetim kërkohet I kësaj procesi negociues, domethënë që të fillohet e të shiqohet nga fillimi, të mos synohet zhbërja e procesit, sic është rasti me rolin e kryeparlamentarit, përderisa është votuar në masë nga të dyja partitë, por të shiqohet me atë të ndarjen e digasterëve”, ka deklaruar ajo.

Sot gjatë ditës, dy partitë nuk kanë zhvilluar ndonjë takim. Ndërsa, në tri takime të njëpasnjëshme, Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.