Koalicioni VV-LDK në sytë e mediave botërore  

Mediat e ndryshme botërore kanë raportuar për marrëveshjen për bashkëqeverisjeje ne mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, që u finalizua mëngjesin e sotëm.

“Partitë kosovare nënshkruajnë  marrëveshjen e shumëpritur për formimin e qeverisë”, kështu e ka filluar lajmin gazeta britanike  “The Guardian”, e cila më  tutje shkroi se dy nga partitë  më  të  mëdha kanë  arritur një  marrëveshje të dielën për krijimin e një  qeverie të re pas gati katër muajsh pas zgjedhjeve.

Në shkrimin e gazetës citohet edhe një fjalim i Albin Kurtit dhënë për mediat “Ne kemi arritur marrëveshjen”.

Tutje “The Guardian” ka bërë  edhe një  profil të  historikut të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë e deri tek negociatat e lëna gjysmë  më  Serbinë që konsiderohen si shumë  sfiduese.

Edhe agjencia e lajmeve “Reuters” po ashtu e filloi lajmin me titullin “Partitë kosovare arrijnë  marrëveshjen e shumë pritur për formim të  qeverisë”, duke përmendur edhe zgjatjen e këtij procesi si dhe sfidat që  po e presin qeverinë  e ardhshme, sidomos në dialogun me Serbinë.

“Yahoo” gjithashtu ka raportuar për marrëveshjen, duke i kushtuar vëmendje edhe një  profili të  shkurtër të  Albin Kurtit.

“Albin Kurti, 44 vjeçari i majtë  i Lëvizjes Vetëvendosje tha se do bëhet kryeministri i ardhshëm pas marrëveshjes me partinë  e qendrës së djathtë, Lidhjen Demokratike të  Kosovës dhe grupeve të  tjera”, shkruan “Yahoo.”

Media gjermane, “Deutsche Welle” gjithashtu i ka kushtuar një artikull zhvillimeve në Kosovë, përkatësisht koalicionit VV-LDK.

“Dy nga partitë e më të  mëdha në  Kosovë, e majta Lëvizja Vetëvendosje dhe e Lidhja Demokratike e Kosovës e qendrës së  djathtë, kanë  arritur një  marrëveshje. Koalicioni i ri do përbëhet edhe nga gjashtë  grupe minoritare boshnjakë, serbë, turq dhe grupe tjera”, shkruan Dutsche Welle.

“The Telegram” po ashtu i kushtoi një  artikull arritjes së marrëveshjes si dhe vonesës që e kishte përshkuar gjithë këtë proces, duke i kushtuar vëmendje punëve që po e presin këtë qeveri edhe në raport me Serbinë, e cila refuzon njohjen e Kosovës.

“Një  nga sfidat që  po e pret këtë  qeveri janë  negociatat me  shtetin fqinj  Serbinë, e cila edhe më tutje refuzon ta njohë si shtet të  pavarur [Kosovën],” thuhet në shkrim.

“Al Jazeera Balkans” gjithashtu raportoi për arritjen e marrëveshjes mes dy partive politike të  cilat do qeverisin bashkë  përshirë edhe me grupet minoritare.

“Marrëveshja është arritur një ditë  para afatit që është caktuar për zgjedhjen e kryeministrit të ri”, shkruan Al Jazeera Balkans.