Një nga mbledhjet e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) FOTO: KALLXO.com

Milionat e parapara të Qeverisë Kurti për sistemin prokurorial

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mbi 15 milionë euro për sistemin prokurorial.

Pjesa më e madhe e këtij buxheti për sistemin prokurorial është paraparë të shpenzohet në paga.

Mbi 10 milionë euro është shuma e paraparë për paga dhe shtesa, ndërsa 2.5 milionë euro janë të parapara për mallra dhe shërbime.

Përpos këtyre shpenzimeve, Qeveria ka paraparë që të investojë në sistemin prokurorial edhe 1.8 milion euro për investime kapitale.

Në kuadër të investimeve të reja kapitale Qeveria ka paraparë që të blejë tokë për ndërtimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë në vlerë prej 500 mijë euro, të financoje Instalimin e sistemit të sigurisë kundër zjarrit ne arkiva në vlerë 20 mijë euro, sistemin për filtrimin e ujit ne vlerë prej 20 mijë euro dhe avancimin e sistemit të energjisë në vlerë 50 mijë euro.

Ndërsa si investime kapitale të mbetura nga viti 2019 ka paraparë që të investojë 513 mijë euro për renovimin e objetktit të Prokurorisë Special, të blejë skaner për kontrolle dhe siguri në vlerë 244 mijë euro si dhe të blejë rafte për arkivë dhe kamera të sigurisë në vlerë 200 mijë euro.

Qeveria ka paraparë që të investojë edhe 55 mijë euro në furnizim me licenca, 87 mijë euro për teknologji informative dhe 50 mijë euro për ndërtimin e sallës së konferencave të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Të gjitha këto investime të qeverisë janë paraparë në buxhetin e shtetit të miratuar në mëngjesin e hershëm të së dielës së 15 marsit.