Shkolla e mesme "Nexhhmedin Nixha" Gjakove

Mësimdhënësit shprehin shqetësimet e tyre për drejtoreshën e shkollës “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë

Mësimdhënës të shkollës së mesme “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë kanë shprehur shqetësimet e tyre përmes një letre në formë peticioni për punën e udhëheqëses së kësaj shkolle.

Përmes letrës më 3 qershor 2022, mësimdhënësit kanë sqaruar se ankesa e tyre për drejtoreshën, Florentina Gjergjaj, është për delegimin e punëve, keqpërdorimet e detyrës zyrtare, sjelljet jo adekuate ndaj kolektivit.

Punëtorët e kanë kërkuar nga Komisioni Disiplinor në Drejtorinë e Arsimit në Gjakovë, të krijohet një zgjidhje adekuate, në mënyrë që të ju lejohet të kryejmë “detyrat pa ndikim dhe kompetencë”.

“Nëse nuk gjendet një zgjidhje e tillë, do të detyrohemi të shkojmë në instanca më të larta”

Ndërsa, Florentina Gjergjaj, drejtoreshë e shkollës “Nexhmedin Nixha” ka thënë se çdo gjë është duke shkuar në rregull dhe se si rezultat i  reformave që kanë ndodhur në shkollë ka progres në të gjitha fushat e cilësisë dhe menaxhimit.

“Në lidhje me pyetjen të cilën e keni adresuar, unë nuk kam diçka zyrtare për këtë çeshtje, nuk kam informatë zyrtare për këtë çështje-peticion”- ka thënë Gjergjaj.

Në anën tjetër, Eranda Kumnova – Baçi, drejtoreshë e Arsimit në Gjakovë ka thënë se pas pranimit të peticionit janë takuar me drejtoreshën, Florentina Gjergjaj dhe kanë diskutuar rreth peticionit dhe pakënaqësive të cilat kanë mësimdhënësit.

“Peticionin e ka pranuar Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, e kemi shiku së bashku me juristët të cilët punojnë në DKA dhe kemi vlerësu që nuk ka bazë faktike për ti vazhduar procedurat e peticionit”- ka thënë Kumnova – Baçi.

Drejtoresha e DKA-së ka thënë se problemi kryesor ka qenë mënyra e komunikimit mes mësimdhënëses dhe drejtoreshës së shkollës.

“Përderisa nuk na ka ardh ndonjë ankesë tjetër ose një peticion tjetër unë po besoj dhe shpresoj që marrëdhëniet në shkollë kanë fillu që të rregullohen”- ka thënë ajo.

Mësimdhënësit kanë shprehur 19 shqetësime e tyre për punën e drejtoreshës Gjergjaj për të cilin kanë nënshkruar 32 mësimdhënës.

Më 31 mars 2022 në rrjete sociale ishte publikuar një fotografi në të cilën thuhej se ndalohej përdorimi i shamisë në shkollë, prija e duhanit dhe përdorimi i kozmetikës.

Vendosja e shenjës nga drejtoresha Florentina Gjergjaj për ndalimin e bartjes së shamisë ka ngritur shumë reagime në publik.

KALLXO.com ka raportuar se shenja për ndalimin e shamisë është larguar pas raportimeve në media.

Gjakovë, largohet nga shkolla shenja që tregonte se ndalohet mbulesa e vajzave