Ilustrim: Fusha e Futbollit, Prelez i Muhaxhereve. Foto: Prelezi i Mhaxhereve, Facebook

Mërgimtarët rregullojnë fushën sportive në një fshat të Ferizajt

Në fshatin Prelez i Muhaxherëve të Ferizajt, nesër do të bëhet përurimi i fushës së futbollit.

Fusha është donacion nga mërgimtarët e këtij fshati.

“Projekti i ndërtimit të fushës që ka vlerën mbi 20 mijë euro, është investim kryesisht nga bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, të migruar nga fshati Prelez dhe i mbështetur nga Komuna e Ferizajt.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit kjo fushë është projekt i iniciuar nga banorët e Komunë së Ferizajt duke përfshirë 45 fshatra dhe do të shërbej për 10 mijë banorë të fshatrave për rreth.

Fusha e Futbollit, Prelez i Muhaxhereve. Foto: Prelezi i Mhaxhereve, Facebook