Ilustrim
Agresioni rus ndaj Ukrainës: Anglia nuk do të luajë me Rusinë asnjë ndeshje futbolli
Anglia nuk do të luajë kundër Rusisë në asnjë ndeshje ndërkombëtare futbolli “në një të ardhme të parashikueshme” pas agresionit rus ndaj Ukrainës, ka njoftuar Federata e Futbollit, raporton Skynews.
Një deklaratë e Federatës së Futbollit thuhet: “Nga solidariteti me Ukrainën dhe për të dënuar me gjithë zemër mizoritë që po kryhen nga udhëheqja ruse, FA mund të konfirmojë se ne nuk do të luajmë kundër Rusisë në asnjë ndeshje ndërkombëtare për të ardhmen e parashikueshme”.
“Kjo përfshin çdo ndeshje të mundshme në të gjitha moshat dhe grupet”, thuhet tutje.
Kjo vjen pasi Polonia tha se do të refuzonte të luante një ndeshje të ardhshme play-off të Kupës së Botës kundër Rusisë.
Suedia dhe shoqatat e futbollit të Republikës Çeke e ndoqën këtë duke njoftuar dje se skuadrat e tyre gjithashtu do të refuzonin të luanin me Rusinë në çdo fushë.