Memli Krasniqi pozitiv në COVID-19

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Krasniqi ka njoftuar se rezultatin e ka marrë sot, derisa që nga dita e djeshme është në izolim.

Njoftimi i plotë i Memli Krasniqit:

Pas shfaqjes së disa simptomave të lehta dhe duke qenë i ekspozuar në ambiente ku persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, dje jam testuar dhe sot kam rezultuar pozitiv edhe unë. Andaj, prej dje jam në izolim dhe po i ndjekë rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Ju ftoj të gjithëve që të keni kujdes të shtuar, për vete dhe për rrethin tuaj, duke mbajtur distancën sociale, maskat mbrojtëse dhe higjienën personale.

Memli