Memli Krasniqi për Kurtin: Ka dashur të tregojë se sa kokëfortë është para Rrahman Jasharajt

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi teksa ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për çështjen e grevës në Kosovë e cila po vazhdon që nga 25 gushti.

Krasniqi ka thënë kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur të merret sipas tij më “lavdi politike”.

“Ka zgjedh me u marrë me lavdi politike, duke ju dëshmuar militantëve dhe vartësve të tij, se çka domethënë me qenë kokëfortë dhe i pa nënshtruar ndaj Rrahman Jasharajt dhe mësimdhënësve” – ka thënë ai.

Teksa ka vazhduar kritikën e tij, Krasniqi ka thënë se ”Kurti e ka traditë politike me mendu për fundin”.

“Albin Kurti e ka traditë politike me mendu për fundin, pa i llogaritë pasojat dhe as personazhet, i tillë ka qenë gjithmonë” – tha ai.

Krasniqi për grevën ka thënë se nuk ka nevojë të jesh politikanë apo ekspert për ta kuptuaar çfarë dëmi është shkaktuar si pasojë e grevës.

Ai ka thënë se epilogu i kësaj çështje nxjerr në pah një qeveri jolegjitime.

“Mësimdhënësit ndoshta edhe do të ndërpresin grevën për të mundësuar kthimin e nxënësve në shkolla, ne inkurajojmë që kjo të ndodh sa më shpejtë, por epilogu i kësaj ka nxjerr në pah një qeveri jolegjitime që ushtron pushtet dhe nuk ofron zgjidhje, që nuk dialogun por ushtron presion dhe e ka për mision më e përça shoqërinë” – ka thënë ai.