Më pak se tri javë para zgjedhjeve, Biden kryeson me 11 pikë ndaj Trump

Një sondazh i ri i Wall Street Journal dhe NBC News tregon se kandidati demokrat pwr president të ri SHBA-ve, Joe Biden, kryeson garën elektorale me 53% kundrejt 42%, në favor të presidentit aktual, Donald Trump.

Sipas këtij sondazhi, kjo epërsi e Biden ndaj Trump vjen pas disa javësh të trazuara ku përfshihet emërimi nga Presidenti Trump i Gjykatësit federal Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë; debati televiziv mjaft i ashpër dhe i polemizueshëm ndërmjet dy kandidatëve për postin e presidentit si dhe infektimi me Covid-19 dhe hospitalizimi i presidentit. 

Sondazhi zbulon se Trump rikthehet me një deficit prej 14 pikësh në fillim të këtij muaji sipas një sondazhi të bërë menjëherë pas debatit me Biden, por ende me një pozitë më të dobët se në muajin shtator, kur ai ishte me 8 pikë prapa nënkryetarit Biden.

Sondazhi gjithashtu jep edhe disa shenja paralajmëruese për republikanët. Sipas të njëjtit sondazh, Demokratët preferohen përpara Republikanëve me 8 pikë dallim bazuar në pyetjen e parashtruar se cilën parti kishin në plan të mbështesnin për Kongresin.

Duket se votuesit amerikanë më shumëm motivohen nga shqetësimet në lidhje me udhëheqjen e vendit sesa nga përfitimet e tyre ekonomike.

Rreth 50% prej tyre thonë se jeta e tyre është më e mirë se katër vjet më parë, krahasuar me 34% që thonë se janë më keq. Megjithatë, 58% prej tyre thonë se SHBA është në gjendje më të keqe sesa ishte katër vjet më parë, krahasuar me 38% që deklarohen se SHBA gjendet në një pozitë më të mirë. Për më tepër, më shumë se 60% e votuesve shprehen se vendi po shkon në drejtim të gabuar.

Çështja kryesore në këto zgjedhje midis të anketuarve ishte ekonomia dhe votuesit u kanë dhanë republikanëve një avantazh prej 13 pikësh mbi demokratët si menaxherë më të mirë të ekonomisë. Megjithatë, sondazhet thanë se në këtë cikël zgjedhor, votuesit ka të ngjarë të mos votojnë vetëm në bazë të çështjes që ka të bëjë me ekonominë amerikane. 

Përveç avantazhit në ekonomi, kishte edhe disa sinjale të tjera pozitive për Presidentin Trump. Me 12 pikë përqindje, votuesit e shohin Partinë Republikane si më të përshtatshme për trajtimin e fenomeneve kriminale. Votuesit ndahen, pothuajse, në mënyrë të barabartë me faktin nëse e duan një president i cili përballet dhe sfidon institucionin – një shenjë dalluese e stilit të Trump – ose apo ndonjë president që do të sillte kompetencë dhe dhembshuri.

Anketuesit thonë se mbështetja e Trump me 88% midis republikanëve – krahasuar me mbështetjen e Biden me 96% midis demokratëve – nënkupton se presidenti kishte hapësirë që ta rrisë mbështetjen e tij në javët e fundit para zgjedhjeve. Për shkak se zgjedhjet bazohen në hartën elektorale dhe jo në votën e popullit, presidenti ka nevojë të fitojë vetëm në disa shtete.

Sipas Micah Roberts, një anketues republikan i cili ishte pjesë punuese e këtij sondazhi, Trump mund të arrijë një tjetër fitore të Kolegjit Elektoral duke tërhequr votues të rinj në vendvotime në Michigan, Florida dhe shtetet e tjera aty ku ku dy partitë kryesore politike kanë nivele të ngjashme të mbështetjes midis votuesve, dhe të cilat shihen si përcaktuese të rezultatit të përgjithshëm të zgjedhjeve presidenciale.”

Në dy sondazhet e fundit, shumica e votuesëve janë shprehur se ata kanë një pikëpamje pozitive për Biden sesa ndonjë pikëpamje negative – për herë të parë që nga viti 2018 – megjithëse me një pikëdallim të vetëm në përqindjeje. Sa për krahasim, pikëpamjet negative ndaj Trump janë më të mëdha se ato pozitive me një dallim prej 11 përqind.

Një shumicë e votuesve, sipas sondazhit në fjalë, janë të pakënaqur me reagimin e presidentit ndaj pandemisë së koronavirusit. Rreth 41% e pajtohen me mënyrën se si Trump është përballur me Covid-19 krahasuar me 57% që nuk e pajtohen me një gjë të tillë.

Sa i përket infektimit të Trump me koronavirus, vetëm një e katërta e të anketuarve janë deklaruar se presidenti po i merrte masat e nevojshme paraprake, ndërkohë që  44% prej të anketuarve janë shprehur se Trump ka ndërmarrë rreziqe të panevojshme.

Përgatiti: Nuhi Shala