Me nderime ushtarake i’u dha lamtumira nënoficerit të FSK-së i cili vdiq në vendin e punës

Me homazhe në Kazermën,”Skënderbeu” dhe me ceremoni ushtarake në Talinoc të Muhaxherëve në Ferizaj u varros me nderime të larta ushtarake pjesëtari i FSK-së rreshter i parë Muhamet Ramiz Beqiri, i cili vdiq si pasojë e një arresti kardiak në vendin e punës më 13.06.2024.

Ceremonia e homazheve pranë arkivolit të rreshter Muhamet Beqiri është mbajtur në Kazermën “Skenderbeu” në Ferizaj.

“Për ta nderuar jetën dhe veprën e tij në ceremoni kishin ardhur familjarë, ushtarakë dhe kolegë nga FSK-ja, përfaqësues institucionesh, shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë të shumtë. Në emër të Komandantit të FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jashari telegramin e ngushëllimit familjarëve u’a përcolli zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi duke e lexuar sot ne cermoninë e varrimit”- thuhet në njoftim.

Tutje, FSK në njoftim thekson se cermonia e varrimit me nderime ushtarake ka vazhduar sot, në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Talinoc të Muhaxherëve në praninë e shumë qytetarëve, familjarëve, miqëve e shokëve, të cilët shkuan për t’idhënë lamtumira e fundit nënoficerit të FSK-së.

“Komandanti i Qendrës së Stërvitjes Profesionale nënkolonel Bastri Topalli nga Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në emër të Forcës së Sigurisë së Kosovë shprehu ngushëllime familjes, pjesëtarëve të FSK-së, shokëve dhe kolegëve , vlerësoi lartë angazhimin e tij për çlirimin e atdheut dhe kontributin e tij të pakursyer në ngritjen e institucioneve të sigurisë në Kosovë duke theksuar se kontributi , urtësia dhe profesionalizimi i Muhametit e bënin atë të afërt me shokët edhe të gjitha ata që e patën rastin të punojnë dhe të veprojnë me të”- thuhet më tej në njoftim.

Sipas njoftimit, Telegram ngushëllimi për të ndjerin erdhi edhe në emër të presidentes së Republikës së Kosovës z, Vjosa Osmani Sadriu drejtuar familjes, miqve e pjesëtarëve të FSK-së, të cilin e lexoi gjeneral brigade Sefer Isufi.