Me autorizim të Prokurorisë Speciale arrestohet një dëshmitar për krime lufte në Istog

Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme nga policia me autorizim të Prokurorisë Speciale.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës me autorizim të  Prokurorisë Speciale të Republikës se Kosovës, ka shoqëruar një person të nacionalitetit serb për intervistim,” thuhet në Përgjigjen e Policisë.

Policia ka thënë se për detaje të tjera rreth rastit duhet të kërkohen detaje te Prokuroria Speciale.

KALLXO.com merr vesh se i arrestuari nga policia është arrestuar si dëshmitar për krime lufte.

Po ashtu KALLXO.com merr vesh se arrestimi i të dyshuari është bërë në një fshat të Komunës së Istogut.