Autoambulancë me targa të Beogradit përball objekt-aneksit në stacionin qendra në Prishtinë. Foto: Adelina Ahmeti/KALLXO.com

Me autoambulancë me tabela të Beogradit po barten materialet që u gjetën në aneksin ngjitur Stacionin e Policisë

Gjatë ditës se sotme pritet që të bëhet dislokimi i mjeteve e pajisjeve, dokumenteve të cilat u gjetën brenda objekt-aneksit që u përdor për vite me radhë nga një OJQ, e në te cilën dyshohet se u shfrytëzua për ushtrim të veprimtarive mjekësore e farmaceutike në mënyrë të paligjshme.

Objekt-aneksi, i cili gjendet në stacionin policor “Qendra” për muaj me radhë ka qenë i mbyllur me shirita, ndërsa sot këtu janë parë edhe disa zyrtarë që kanë punuar në këto shërbime të mjekësisë farmaceutike që kanë ardhë me një ambulance me targa të Beogradit për të marrë pajisjet që janë brenda bashkë me dokumentacionin që ka mbetur aty.

Më 31.01.2024, Policia kishte ndërmarrë një aksion në lidhje me këtë çështje ndërsa ishin intervistuar edhe persona të dyshuar e të tjerë si dëshmitarë për mënyrën se si kishte funksionuar kjo organizatë.

Objekt-aneksi u shfrytëzua për vite me radhë; nga një OJQ ndërsa prokuroria kishte thënë se brenda dyshohej se u ushtrua veprimtari mjekësore e farmaceutike në mënyrë të paligjshme.

Prokuroria kishte njoftuar se pas pranimit të informatës nga Ministria e Punëve të Brendshme, se në objektin-aneks i Stacionit Policor Qendra në Prishtinë është duke operuar një OJQ në mënyrë të kundërligjshme, ekipe nga prokuroria, policia e dogana, kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Kjo zyrë ishte mbyllur nga janari ndërsa sot janë njoftuar zyrtarë të kësaj zyre se duhet të dislokohen.

KALLXO.com gjendet në vendin e ngjarjes dhe po përcjellë nga afër tërheqjen e materialeve e pajisjeve te cilat janë në këtë objekt aneks.

Në vendin e ngjarjes janë edhe hetuesit policor.