Me armë në brez arrestohet një i dyshuar në një lokal në Prishtinë

Një armë zjarri është sekuestruar në një lokal në Prishtinë sot rreth orës 10:30.

Për të njëjtin rast është arrestuar një i dyshuar 35 vjeçar.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Tutje ajo ka njoftuar se përpos armës janë  sekuestruar edhe 5 fishekë.

Ahmeti ka treguar se i dyshuari është dërguar për intervistim në stacionin policor, qendra në Prishtinë.

“Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ka thënë ajo.

Po ashtu, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.