Ballina e librit ‘Adem e Hamëz Jashari’. Foto: USHKSH

Më 19 shkurt në Skënderaj promovohet libri ‘Adem e Hamëz Jashari’  

Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë ka botuar librin “Adem e Hamëz Jashari”. Ky libër do të promovohet më 19 shkurt në Skënderaj.

Promovimin e këtij libri në Skenderaj e ka konfirmuar për KALLXO.com, kryetari i UShKSh-së, Reshat Sahitja.

“Promovimi i librit ‘Adem e Hamëz Jashari’ bëhet më 19 shkurt 2021 në Qendrën Kulturore në Skënderaj”, ka thënë Sahitaj.

Libri është një përmbledhje shkrimesh të ndryshme të autorëve shqiptarë dhe të huaj për personalitetin, historikun dhe kontributin patriotik të dy figurave emblematike të Kosovës.