Mbillet me pemë "Kopshti Nexhmije Pagarusha" në Tiranë

Një kopsht me 100 pemë të mbjella në Tiranë do të mbajë emrin e bilbilit të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës, e cila vdiq ditë më parë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj ka thënë se nuk ka kënaqësi më të madhe sesa t’ia kushtosh një kopsht Nexhmije Pagarushës.

100 pemët janë mbjellë nga artistët dhe kolegët e Pagarushës: Shyhrete Behluli, Sabri Fejzullahu, Violetë Kukaj, Shpresa Gashi etj.

“Sot përmbushëm edhe një amanet të saj, se pemët i donte kaq shumë”, ka shkruar Veliaj.

Pagarusha ka vdekur më 7 shkurt, në moshën 86 vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur muzikore.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.