Trepça

Mbi 700 minatorë hyjnë në grevë, shkak vonesat e pagave

Mbi 700 minatorë në minierën e Stan Tërgut dhe në Artanë kanë hyrë në grevë të përgjithshme.

Shkak për këtë grevë janë mos marrja e pagave për muajt janar dhe shkurt.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar u.d kryeshefi “Trepçës”, Enes Muzaqi.

“Po, minatorët kanë hy në grevë për shkak të vonesës së pagave sepse nuk kanë dal subvencionet nga Ministria e Ekonomisë, janë subvencione që çdo vit ndahen pagat për janar dhe shkurt nga subvencionet për paga nga buxheti i Republikës. Ne kemi dërgua kërkesën më datë 16, këto vonesa nuk kanë ndodhur në të kaluarën”, ka thënë ai.

Greva nga minatorët ka pasur disa herë në javët e fundit, ndërsa sindikata e punëtorëve në vazhdimësi paralajmëron grevë të përgjithshme nëse nuk iu realizohen kërkesat për paga.

Punëtorët e Trepçës ende pa rroga, futen në grevë