Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mbi 3 mijë tiketa u shqiptuan këtë javë për shkelësit e Ligjit të COVID-19

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 393 tiketa për qytetarët të cilët nuk respektuan Ligjin COVID-19.

Në anën tjetër në bazë të statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë gjithë kësaj jave janë shqiptuar 3 mijë e 425 tiketa në bazë të të njëjtit ligj.

Gjobat për mosrespektim të Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID -19, fillojnë nga 35 deri në 2,000 euro, varësisht nga forma e shkeljës.

Ligji është miratuar më 14 gusht 2020 nga Kuvendi i Kosovës.