COVID-19

Mbi 2,800 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Nga 420 mostra të testuar prej tyre 181 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve aktive është 2,804.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3,505 raste.

Ndërkaq, përgjatë kësaj periudhe kanë vdekur edhe 8 persona.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 77 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Deçan 3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq, Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë.