Qeveria Kurti II

Masat e reja të Qeverisë, hapen gastronomia, qendrat tregtare e shkollat

Ministria e Shëndetësisë nga nesër, e hënë, do të vendosë masa të reja për mbrojtje dhe parandalim të përhapjes së COVID-19 në Kosovë.

Sot në mbledhjen e Qeverisë u mor vendim që orari i lëvizjes për qytetarë nuk do të ndryshojë, pra do të ketë përsëri orë policore nga ora 22:30 deri në ora 05:00 në mëngjes.

Po ashtu në këtë mbledhje u vendos të hapen lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare, të cilat u mbyllën totalisht dymbëdhjetë ditë më parë, nga data 6 prill deri më 18 prill.

Sipas Qeverisë, orari i gastronomisë do të jetë nga ora 05:00 deri në 22:00.

Qeveria ka vendosur këto masa në mënyrë që t’i përmbahen Manualit  për mbrojtje nga përhapja e virusit COVID-19 dhe Ligjit për pandeminë, ndryshe këto lokale do të mbyllen.