Foto: KALLXO.com, Gastronomia. Ilustrim

Masat e reja, gastronomisë i zgjatet për një orë e drejta e punës

Vendimi i ri i Qeverisë së Kosovës për masat e reja kundër pandemisë lejon shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë të punojnë nga ora 05:00 deri 20:00.

Ndërkaq pas orës 20:00, këto biznese mund të punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Sipas masave të reja, për komunat me rrezik të ulët dhe në ato me rrezik të mesëm, shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbim “merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”.

Ndërkaq, në komunat me rrezik të lartë, shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00-20:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë vetëm me shërbim “porosi me dërgesë”. Në këto komuna pas orës 20:00 nuk lejohet shërbimi “merr me vete”.

Para këtij vendimi, të njëjtëve u lejohej puna vetëm deri në orën 19:00.

Ndërkaq, masat e reja të Qeverisë do të hyjnë në fuqi më 23 dhjetor (e mërkurë).

Këtu mund t’i gjeni vendimin e Qeverisë dhe masat e vendosura prej saj.