Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Manaj: Arsyeja pse dështon zgjedhja e komisionerit për informim dhe privatësi është pasi kjo procedurë kërkon 61 vota në kuvend

Shkëmb Manaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se arsyeja kryesore pse dështon zgjedhja e komisionerit për informim dhe privatësi është pasi kjo procedurë kërkon 61 vota.

“Një prej arsyeve kryesore se përse ka dështuar ky proces është mënyra sesi  duhet të votohet kjo procedurë e rekrutimit sepse kërkon 61 vota në kuvend, është procedura e komisionierit për privatësi  dhe avokatit të popullit që i kërkon 61 vota”, ka thënë Manaj.

Sipas Manaj mungon lidhja mes përfundimit të procesit në komision dhe atij në seancën e kuvendit.

“Kanë qenë tre kandidatë të përzgjedhur nga komisioni nga një proces që ka shkaur mirë bashkë me partnerin britanikë, problemi pastaj pse nuk po zgjidhet është se mungon një lidhje prej kur përfundon procesi ‘ad hoc’ dhe kur fillon procesi i votimit në seance”, ka shtuar tutje Manaj.

 

Sipas Manajt kjo situatë mund të tejkalohet kur, kryetarja e kuvendit së bashku me shefat e grupeve parlamentare të diskutojnë për këto procese të rëndësishme.

Më 14 gusht, asnjë nga tre kandidatët për këtë post nuk ia doli t’i marrë 61 votat e kërkuara, hera e tretë në dy vjet që kuvendi dështoi në emërimin e një Komisioneri, dështim ky të cilin analistët ia atribuojnë interesave të ngushta politike. Ambasada britanike, e cila ka ndihmuar në procesin e rekrutimit, tha se ekspertët britanikë janë tërhequr.