Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

LDK kritikon programin e qeverisë për fushën e drejtësisë, e mbështet ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë

 

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka mbajtur një konferencë për media. Shkëmb Manaj i LDK-së ka thënë se partia e tij mbështet fuqishëm propozimin e LVV-së për ngritjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë.

“LDK e mbështet fuqishëm ngritjen e kësaj padie. Me vlerësimin tonë do të thotë krimet që janë kryer nga pushteti i Serbisë ndaj popullatës civile shqiptare përbëjnë elemente të shfarosjes, që përbëjnë elemente të gjenocidit”, ka thënë Manaj.

“Ne besojmë se në këtë proces gjitha institucionet e vendit dhe jo vetëm institucionet por edhe shoqëria civile dhe ekspertët më të mirë vendor dhe ndërkombëtar duhet të punojnë së bashku, që në momentin që fillon ky proces i ngritjes së padisë të sigurohemi që të kemi fakte e dëshmi të mjaftueshme të prezantuar para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që në vendin tonë është kryer gjenocid nga pushtetit i Serbisë”, tha ai.

Ndryshe, kryeministri i vendit Albin Kurti më 7 maj 2021 ka prezantuar programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme – LINK