Foto: Ilustrim

Malishevë, babai dyshohet se i dehur plagosi djalin

Një burrë dyshohet se  ka plagosur djalin e tij me armë zjarri dje në fshatin Llapqevë të Malishevës  gjatë orëve të mbrëmjes.

Sipas polcisë ai ka  qenë nën ndikimin e alkoolit.

Viktima ndihmën e parë e ka marrë në emergjencë në Malishevë më pas është transferuar në QKUK për të vazhduar trajtimin mjekësor.

Policia ka njoftuar se ka konfiskuar revolen e cila dyshohet të jetë përdorur dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje.