Malisheva hap tender për një çerdhe të re

Komuna e Malishevës është duke planifikuar që ta ndërtojë edhe një çerdhe në këtë komunë.

Kjo komunë, e cila udhëhiqet nga Ragip Begaj, më 29 maj ka shpallur tender në vlerë prej 295, 714,61 eurosh për ndërtimin e saj.

Sipas njoftimit për kontratë, kohëzgjatja e kontratës është paraparë të jetë nga 6 korriku deri më 30 qershor të vitit 2021.

Në këtë aktivitet të prokurimit, është përdorur procedura e hapur dhe kriteret e dhënies së tenderit janë çmimi më i ulët.

Afati për pranimin e aplikacioneve është deri më datën 17 qershor 2020 në ora 14:30.

Sipas të dhënave të komunës së Malishevës, kjo komunë aktualisht ka vetëm një çerdhe publike dhe në të janë të regjistruar 84 fëmijë.

Ndërsa, kryetari, Ragip Begaj në debatet komunale “Jeta në Komuna”  kishte premtuar ndërtimin e një çerdhe të re gjatë mandatit të tij.

“1 çerdhe të re e kemi ndërtu, tani edhe 1 po mendojmë ta bëjmë, varësisht edhe dy nëse paraqitet nevoja. 1 sigurisht, 2 në bazës të kërkesës, në vitin e dytë të mandatit.(2019)”, kishte thënë Begaj.

43 është numri i përgjithshëm i çerdheve publike në vend, ndërsa në Kosovë janë 38 komuna.

Kurse, në buxhetin e vitit 2020 të miratuar në Kuvendin e Kosovës, Qeveria e Albin Kurtit ishte paraparë ndërtimi i 22 instituticioneve parashkollore brenda këtij viti.

Ku në bazë të këtij buxheti në Komunën e Malishevë janë paraparë të ndërtohen dy çerdhe.

Komunat në sfidë me sistemin parashkollor, 22 çerdhe të reja planifikohen në vitin 2020

.