Majmunëve në kopshtin zoologjik në San Diego u jepet vaksina eksperimentale për COVID-19

Disa majmunëve në një kopsht zoologjik në San Diego u është dhënë një vaksinë eksperimentale për COVID-19 e cila është dizajnuar për kafshët pas përhapjes që ndodhi atje tek disa majmunë, raporton BBC

Katër orangutanë dhe pesë bonobo morën secili nga dy doza të vaksinës të bërë nga Zoetis, një firmë farmaceutike veterinare.

Tetë gorilla në kopsht u bënë majmunët e parë që u testuan pozitivë me COVID-19 në muajin janar. Tani ata janë duke u shëruar.

Konservatorët janë të shqetësuar për kërcënimin nga virusi ndaj majmunëve të mëdhenj.

Kryesisht janë të shqetësuar për rrezikun ndaj gorillave, popullata e të cilëve bënë pjesë tek Lista e Kuqe e IUCN, në rrezik të shuarjes.

“Kjo nuk është normale, në karrierën time, nuk kam pasur qasje në një vaksinë eksperimentale kaq herët dhe nuk kam pasur kurrë dëshirë më të madhe se tani për ta përdorur një, “ tha shefja e këtij konservatori Nadine Lamberski.

Karen, është Orangutani i parë në botë që ka pasur ndërhyrje kirurgjike në zemër në vitin 1994, ai ka qenë në mesin e të parëve që mori dozën e kësaj vaksine.

Lamberski tha se majmunët nuk kanë pësuar ndonjë efekt anësor dhe së shpejti do testohen për antitrupa për të përcaktuar nëse vaksina ka pasur sukses.

Raste të virusit janë gjetur edhe tek kafshë tjera në kopsht, përfshirë luanë dhe tigra në kopshtin zoologjik Bronks në New York, dhe luanët në Barcelona të Spanjës.

Zhvillimi i vaksinës COVID-19 për qen dhe mace filloi në muajin shkurt të vitit të kaluar pasi një qen rezultoi pozitiv me virus në Hong Kong.

Vaksina kishte rezultuar e suksesshme dhe efektive tek macet dhe qentë në tetor të vitit të kaluar

Deri në shkurt të këtij viti, doza nuk është testuar në kafshë tjera.

Por, Lamberski tha se vaksinimi i majmunëve në këtë kopsht ka qenë një rrezik i madh.