Lutfi Haziri nga LDK, 21 tetor 2021 Foto: KALLXO.com

Lutfi Haziri paralajmëron zgjedhje të jashtëzakonshme brenda LDK-së në Gjilan

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Gjilan, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar zgjedhje të jashtëzakonshme brenda degës së LDK-së në Gjilan brenda 90 ditëve.

Në këtë Kuvend të jashtëzakonshëm pritet të dalin edhe strukturat e reja të partisë në Gjilan.

“Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qendror, Lutfi Haziri, janë mbajtur të shtunën takime me strukturat e partisë, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, grupin e këshilltarëve komunal, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë”, thuhet në njoftim.

Lutfi Haziri, kryetari i LDK-së në Gjilan dhe deri tani kryetari i Gjilanit, i ka humbur zgjedhjet kundër kandidatit të LVV-së, Alban Hyseni, në balotazhin e 14 nëntorit.