Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Lushaj: Resurseve njerëzore duhet siguruar mjete shtesë për luftimin e pandemisë

Milazim Lushaj, kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Prizrenit në debatin KallxoPernime ka thënë se kriza me pandeminë COVID-19 kërkon njohje të menaxhimit dhe krizave.

Sipas tij, për të luftuar pandeminë duuhet të mobilizohen të gjitha resurset njerëzore.

“Kjo krizë kërkon një njohje të menaxhimit dhe krizave. Sa i përket shëndetësisë, së pari duhet të mobilizohen të gjitha resurset nejrëzore që janë në dispozicion duke iu mundësuar atyre mjete shtesë në mënyrë që të përballohen shpenzimet eventuale që do të krijohen me angazhimin e tyre”, tha ai.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë karrigen e të parit të Prizrenit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në KallxoPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit: Afrim Tejeci nga AKR; Anton Quni nga LDK; Milazim Lushaj, kandidat i pavarur; Mytaher Haskuka nga LVV; Shaqir Totaj nga PDK dhe Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe shtatë kandidate për asambliste në Kuvendin Komunal të Prizrenit: Afërdita Morina nga LDK; Afërdita Spahiu nga AKR; Dafina Bllaca nga PDK; Lirije Bytyqi nga Nisma Socialdemokrate; Mimoza Bushrani nga LVV; Ngadhjesa Bresa nga Lista GUXO dhe Shqipe Kastrati nga AAK.

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.