Ramiz Lladrovci, PDK, Drenas. Foto: Atdhe Mulla

Lladrovci: 5 të infektuarit e sotëm janë kontakt i një pjesëtari të FSK-së, i cili mori pjesë në tubimin e Vetëvendosjes

Komuna e Drenasit ka regjistruar sot edhe pesë raste të reja me COVID-19.

Kryetari i kësaj Komune, Ramiz Lladrovci ka thënë se të infektuarit janë burim i kontaktit të një pjesëtari të FSK-së.

Lladrovci në Tv Dukagjini pretendoi se kontakti nga Mitrovica kishte marrë pjesë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, më 12 qershor.

“Pesë personat që kanë dalë pozitivë janë burim kontakti nga Kazerma e FSK-së i cili është pjesëtar i Vetëvendosjes. Ai ka marrë pjesë edhe në protestën e Vetëvendosjes. Është nga Mitrovica”, deklaroi Lladrovci.

Ai njoftoi se 8 raste janë aktive në komunën e Drenasit, prej tyre tha se 2 janë të moshuar dhe gjashtë janë të rinj.

Numri gjithsej i të prekurve me coronavirus në vend ka arritur në 1833, prej tyre 968 janë shëruar dhe 34 kanë vdekur.

Testohen 437 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet