Lista Serbe dhe 13 subjekte të tjera deklarohen se nuk marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Katërmbëdhjetë subjekte politike janë deklaruar zyrtarisht se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje në katër komunat veriore në Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan në mesin e këtyre 14 subjekteve është edhe Lista Serbe.

Ilir Gashi anëtar i KQZ-së ka kërkuar të dijë se cilat janë mundësitë për certifikim e subjekteve të cilat kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.

Vesa Xharra nga zyra e partive tha se nuk mund ta kthejnë prapa këtë proces.

Ajo tha se partitë që nuk dëshirojnë me marr pjesë duhet të deklarohen paraprakisht dhe janë të dokumentuara.

“Nuk mundemi m`u kthy prapa”- shtoi ajo.

Lista e subjekteve të deklaruara se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje janë: Srpska Lista, Demokratska Stanka Vatan, Fjala, Social Demokratska Unija, Kosovaki Nevi Romani Partija, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Demokratska Stranka Bosnjaka, Iniciativa Balli, Partia Demokratike e Unitetit, Forca e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Kosova Demokratik Türk Partisi, Lëvizja për Bashkeveprim, Partia e Drejtësisë.

Lista Serbe ka njoftuar që nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në 4 komunat veriore të Kosovës, më 18 dhjetor të këtij viti.

Kjo parti politike ka theksuar që në zgjedhje nuk do të marrin pjesë as qytetarët që mbështesin këtë parti, që sipas tyre janë mbi 95 për qind të qytetarëve.

KQZ në mbledhjen e sotme ka njoftuar se ka caktuar 4 U.D. të zyrtarëve komunal të zgjedhjeve në veri, vijnë nga komunat e tjera.

KQZ cakton 4 U.D. të zyrtarëve komunal të zgjedhjeve në veri, vijnë nga komunat e tjera