Lista e pasurive milionëshe të Behgjet Pacollit

Jo vetëm për punët e tij private, por avionin e tij ish-kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli e vuri në dispozicion edhe për delegacionet e shtetit të Kosovës.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2019, Pacolli ka deklaruar se avioni i tij privat, “Challanger CL 604 B&A” kushton hiç më pak se 9 milionë e 900 mijë euro.

Mbi gjysmë milioni euro, Behgjet Pacolli i deklaroi edhe gjashtë vetura të tipit Mersedes, plot 563 mijë euro.

Lideri i partisë Aleanca Kosova e Re deklaroi edhe vlerën e kompanisë së tij, Mabetex Group. Kjo kompani sipas deklarimit të pasurisë kushton hiç më pak se 200 milionë euro.

Pacolli ka deklaruar aksione edhe në 17 kompani të tjera.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme si pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës në vlerë prej 125 milionë euro.

Hotel Swiss Diamond, Pacolli e ka vlerësuar në vlerë prej 42 milionë euro ndërsa, Hotel Grand Prishtina në vlerë prej 3 milionë e 630 mijë euro. Kreu i AKR-së deklaroi si pasuri të palejueshme deklaroi edhe tokë e lokale afariste.

Behgjet Pacolli i ka deklaruar edhe 5 milionë euro si para të gatshme në katër banka të ndryshme.

Të plotë pasurinë e Behgjet Pacollit mund ta gjeni Këtu.