Foto: KALLXO.com

Lista e laboratoreve private të licencuara për testet për COVID-19

Bordi  për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore ka lincenuar  29 laboratore për trajtim të COVID-19,  27 prej të cilave do të aplikojnë testime serologjike, ndërsa 2 të tjera do të kryejnë testime molekulare (RT- PCR).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Bordi deri tash ka shqyrtuar 34 aplikacione (prej mbi 100 sa kanë aplikuar) të institucioneve private shëndetësore, të cilat kanë bërë kërkesa për lejimin e shërbimit të testimeve për SARS-Cov 2.

“Nga aplikacionet e shqyrtuara për testime molekulare dhe serologjike për SARS Cov-2, Bordi ka konstatuar se në bazë të dëshmive të prezantuara në aplikacion, 29 prej këtyre institucioneve i plotësojnë kriteret për kryerjen e testimeve për SARS Cov-2” thuhet në njoftimin e MSh-së.

Bordi për licencim të institucioneve private shëndetësore, do të vijoj me shqyrtimin edhe të aplikacioneve të tjera gjatë gjithë javës, dhe në listën e  radhës, do të publikohen edhe emrat e institucioneve të tjera të cilave do t’u lejohet gjithashtu kryerja e testeve për SARS-Cov-2.

Nga nesër, Inspektorati Shëndetësor, do të kryejë inspektime në institucionet të cilave u është lejuar kryerja e testimeve, për të inspektuar gatishmërinë e tyre për t’i kryer testimet dhe verifikuar të dhënat e prezantuara nga këto institucione me rastin e aplikimit dhe dhënies së Deklaratës nën betim për kushtet e plotësuar për kryerjen e testimeve sipas Udhëzimit Administrativ 01/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 09/2014.

Lista e institucioneve të licencuara: