Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Lipjan, tre persona sulmojnë fizikisht dy të tjerë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në fshatin Magure të Lipjanit, pasi që të njejtit kanë sulmuar fizikisht dy persona të tjerë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:30 në fshatin Magure të Lipjanit.