Ilustrim - Foto: Policia e Kosovës

Lipjan, klienti dyshohet se deponoi 181 monedha nga 2 euro false

Një zyrtare e një banke ka raportuar një rast të dyshimtë në Policinë e Kosovës.

Sipas saj, një klient dyshohet se ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy euro të falsifikuara.

Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar  monedhat e dyshuara dhe rasti duke u hetuar.